677112
38
Zoom out
Zoom in
Vorherige Seite
1/44
Nächste Seite
SQ Udhëzime për përdorimin
Nuk rekomandohet që ta ndaloni pajisjen
nëse nuk do ta përdorni për pak ditë. Nëse
nuk do ta përdorni për një periudhë më të
gjatë, ju lutem veproni si më poshtë:
- hiqeni aparatin nga priza;
- zbrazeni frigoriferin dhe ngrirësin;
- shkrijeni dhe pastrojeni pajisjen;
- lërini dyert të hapura për të shmangur erërat
e pakëndshme.
Kablloja elektrike mund të zëvendësohet
vetëm nga një person i autorizuar.
Nëse kablli i energjisë është dëmtuar, ai
duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i
shërbimit ose persona të ngjashëm të
kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Instalimi
Kjo pajisje është bërë për përdorim në
temperatura ambienti deri në 25°C dhe
lagështi 60%, Kategoria klimaterike 3 (në
përputhje me Reg EU 1095-2005), e cila
duhet të mbahet relativisht konstante.
Montojeni pajisjen larg nga burimet e
nxehtësisë. Vendosja e pajisjes në një dhomë
të ngrohtë, ekspozimi direkt në dritën e diellit
ose vendosja pranë një burimi nxehtësie
(ngrohëse, sobë, furrë) çon në rritje të konsumit
të energjisë dhe ulje të jetëgjatësisë të pajisjes.
Ju lutem zbatoni distancat minimale të
mëposhtme:
- 100 cm nga sobat me qymyr ose naftë;
- 150 cm nga sobat elektrike dhe/ose me gaz;
Siguroni qarkullim të lirë të ajrit rrotull pajisjes,
duke zbatuar distancat e përmendura në
vizatime (Artikujt 2).
Vendoseni kapakun e pasmë të ajrimit prapa
frigoriferit tuaj për të vendosur distancën midis
frigoriferit dhe murit (Artikulli 3).
Vendoseni pajisjen në një vend të thatë dhe
të ajrosur mirë, në nivel perfekt duke
rregulluar këmbët e para nëse është e
nevojshme (Artikulli 4).
Çdo mobile “e varur” do të montohet në një
distancë minimale 10 cm mbi pajisje. E njëjta
distancë do të sigurohet në rast të një qosheje
ose elementi tjetër ndërtimi.
Pajisja nuk është bërë që të integrohet në
mobilie.
Ju lutem montoni aksesorët.
Lidhja elektrike
Pajisja juaj është ndërtuar që të punojë në
tension mono-fazë prej 220-240V, 50Hz. Para
se ta lidhni pajisjen me energjinë, sigurohuni
që parametrat e energjisë të shtëpisë
(tensioni, lloji i rrymës dhe frekuenca) të jenë
në përputhje me parametrat e punimit të
pajisjes.
Informacionet në lidhje me tensionin e
energjisë dhe energjinë e tërhequr janë dhënë
në etiketën e vlerave të vendosur anash, të
cilat mund të shihen pasi të keni tërhequr
krisperin.
Instalimi elektrik duhet të përputhet me
kërkesat ligjore.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
problemet e mundshme që u ndodhin
personave, kafshëve ose pronave për shkak
të mos zbatimit të kushteve të përmendura
më sipër.
Pajisja ka një kabëll energjie dhe një spinë
(tipi Europian, i shënuar 10/16A), me tokëzim
dysh. Në qoftë se spina nuk është e të njëjtit
tip me prizën, kërkojini një elektriçisti ta
ndërrojë.
Mos përdorni adaptorë.
Ndezja e pajisjes
Para se ta ndizni pajisjen, pastrojeni pjesën e
brendshme të pajisjes. (Shiko “Pastrimi dhe
kujdesi”).
Pasi të bëni këtë, lidheni pajisjen me
energjinë. Rregulloni butonat e termostatit në
një pozicion mesatar.
Për ndriçim brenda, rregulloni butonin e
bllokut të sinjalizimit në pozicionin mesatar.
Lëreni pajisjen të punojë rreth 2 orë para se të
vendosni brenda ushqime ose pije.
31
38

Brauchen Sie Hilfe? Stellen Sie Ihre Frage.

Forenregeln

Missbrauch melden von Frage und/oder Antwort

Libble nimmt den Missbrauch seiner Dienste sehr ernst. Wir setzen uns dafür ein, derartige Missbrauchsfälle gemäß den Gesetzen Ihres Heimatlandes zu behandeln. Wenn Sie eine Meldung übermitteln, überprüfen wir Ihre Informationen und ergreifen entsprechende Maßnahmen. Wir melden uns nur dann wieder bei Ihnen, wenn wir weitere Einzelheiten wissen müssen oder weitere Informationen für Sie haben.

Art des Missbrauchs:

Zum Beispiel antisemitische Inhalte, rassistische Inhalte oder Material, das zu einer Gewalttat führen könnte.

Beispielsweise eine Kreditkartennummer, persönliche Identifikationsnummer oder unveröffentlichte Privatadresse. Beachten Sie, dass E-Mail-Adressen und der vollständige Name nicht als private Informationen angesehen werden.

Forenregeln

Um zu sinnvolle Fragen zu kommen halten Sie sich bitte an folgende Spielregeln:

Neu registrieren

Registrieren auf E - Mails für BEKO WSA14000 wenn:


Sie erhalten eine E-Mail, um sich für eine oder beide Optionen anzumelden.


Das Handbuch wird per E-Mail gesendet. Überprüfen Sie ihre E-Mail.

Wenn Sie innerhalb von 15 Minuten keine E-Mail mit dem Handbuch erhalten haben, kann es sein, dass Sie eine falsche E-Mail-Adresse eingegeben haben oder dass Ihr ISP eine maximale Größe eingestellt hat, um E-Mails zu erhalten, die kleiner als die Größe des Handbuchs sind.

Ihre Frage wurde zu diesem Forum hinzugefügt

Möchten Sie eine E-Mail erhalten, wenn neue Antworten und Fragen veröffentlicht werden? Geben Sie bitte Ihre Email-Adresse ein.



Info