768096
70
Zoom out
Zoom in
Vorherige Seite
1/92
Nächste Seite
70
SQ
LISTA E KOMPONENTËVE
g. 1
A Karrigia e lartë “My Time
B Tabakaja
C Mbulesa e tabakasë
HAPJA
g. 2 Qëndroni prapa karriges së lartë (A) dhe shtypni
njëkohësisht butonat (A1) në të djathtë dhe në të majtë,
mbajeni karrigen derisa të hapet dhe të kërcasë.
Kujdes! Përpara se ta përdorni këtë produkt, sigurohuni
që të jetë hapur plotësisht dhe të jetë bllokuar si duhet.
g. 3 Kujdes: Karrigia e lartë nuk mund të përdoret
në këtë pozicion për të mbajtur fëmijën!
(Karrigia e lartë ka këtë kongurim vetëm kur produkti
nxirret nga pakoja për herë të parë).
PËRSHTATJA E LARTËSISË
g. 4 Për të kryer kongurimin e parë për përdorim,
ngrijeni ndenjësen derisa të dëgjoni të dy kërcitje, që
tregojnë se karrigia është në lartësinë e duhur.
Karrigia e lartë është projektuar të ketë katër nivele të
ndryshme lartësie.
g. 5 Për ta ngritur ndenjësen, mbajeni karrigen e
lartë dhe tërhiqeni ndenjësen lart: ajo do të pozicionohet
automatikisht.
g. 6 Për ta ulur, shtypni njëkohësisht levat (A2) dhe
çojeni në pozicionin që dëshironi.
TABAKAJA
g. 7 Për të montuar tabakanë (B) pozicionojeni atë
pranë mbështetëseve të bërrylit të karriges dhe përdorni
levën (B1), që ndodhet poshtë tabakasë, për ta shtyrë
tabakanë sa më përpara që të mundeni.
Kujdes! Gjithmonë kontrolloni nëse tabakaja është
montuar si duhet përpara përdorimit.
g. 8 Përdorni levën (B1) për ta tërhequr tabakanë sa më
shumë që mundeni.
g. 9 Tabakaja është e pajisur me një mbulesë (C) që
hiqet me lehtësi dhe që mund të lahet madje edhe në
pjatalarëse.
g. 10 Në rast nevoje, tabakaja (B) mund të hiqet mënjanë
me lehtësi duke e lidhur me çengela tek të çarat (B2), të cilat
ndodhen poshtë këmbëve të prapme të karriges së lartë.
PJERRËSIA E NDENJËSES
Karrigia e lartë mund të kongurohet në 3 pozicione të
ndryshme.
g. 11 Tërhiqeni dorezën (A3) dhe përkuleni karrigen në
pozicionin që dëshironi.
RRIPAT E SIGURISË
g. 12 Sigurohuni që rripat e sigurisë të jenë futur në
çengelat në lartësinë e supit ose pak më lart. Nëse pozicioni
nuk është i saktë, hiqni rripat nga çifti i parë i çengelave dhe
futni sërish në të dytin; përdorni gjithmonë çengelat në të
njëjtën lartësi.
g. 13 Sigurohuni që rripi i shpinës të jetë futur mirë në
fundet e atij të belit.
g. 14 Shtrëngoni fundet e rripit me tokëzën e mesit.
g. 15 Rripi i belit duhet të kalojë gjithmonë përmes
laqeve anësore (A4) dhe, kur përdoret, duhet të rregullohet
me qëllim që fëmija të sigurohet mirë.
g. 16 Gjithmonë përdorni rripin e mesit të këmbëve së
bashku me atë të belit duke i rregulluar mirë të dy.
Kujdes! Mosndjekja e këtyre masave mund të bëjë që
fëmija të rrëzohet ose të dalë jashtë me rreziqe lëndimi
serioze.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KËMBËS
g. 17 Mbajtësja e këmbëve (D) mund të përshtatet në
3 pozicione. Shtypni njëkohësisht të dy butonat (D1) dhe
lëvizeni për ta çuar në pozicionin që dëshironi.
g. 18 Për ta ngritur mbështetësen, thjesht ngrijeni lart
UDHËZIME
SUGJERIME PËR PASTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E
PRODUKTIT
Ky produkt kërkon mirëmbajtje të rregullt nga përdoruesi.
Asnjëherë mos ushtroni forcë te mekanizmat ose pjesët
lëvizëse; nëse nuk jeni të sigurt, kontrolloni më parë
udhëzimet.
Mos e lini produktin në se është akoma i njomë dhe mos e
lini në ambiente me lagështi pasi mund të formohet myk.
Mbajeni produktin në një vend të thatë.
Mbrojeni produktin nga agjentët atmosferikë, uji, shiu ose
bora; për më tepër, ekspozimi i vazhdueshëm dhe për kohë
të gjatë në dritën e diellit mund të shkaktojë ndryshime në
ngjyrën e shumë materialeve.
Pastrojini pjesët plastike dhe metalike me një rrobë të
njomë ose me sapun të butë dhe ujë; mos përdorni tretës,
amoniak, benzinë apo klor. Mos përdorni materiale gërryese
për pastrim apo jastëkë të ashpër.
Mbulesa e tabakasë mund të lahet në pjatalarëse.
Tabakaja dhe mbulesa e tabakasë nuk duhet të futen në
furrën me mikrovalë. Ato mund të dëmtohen nga nxehtësia
e tepërt.
Mos i vini në furrën me mikrovalë.
Thani me kujdes pjesët metalike pas çdo kontakti me ujin
për të parandaluar formimin e ndryshkut.
Mbajini të pastra pjesët lëvizëse (mekanizmat e përshtatjes,
mekanizmat e kyçjes, rrotat...), pastrojini nga pluhuri dhe,
nëse është e nevojshme, vajitini pak.
SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE
Mbulesa e ndenjëses dhe rripat duhet të lahen vetëm
në sipërfaqe. Pastrojini me një rrobë të njomë dhe me pak
sapun. Mos përdorni tretës, amoniak apo klor. Mos përdorni
materiale gërryese për pastrim apo jastëkë të ashpër.
Ndiqni udhëzimet e larjes së copave që ndodhen në
etiketa.
Mos i lani në ujë
Mos përdorni klor
Mos i thani në tharëse
Shtrijini të thahen në hije
Mos i hekurosni
Mos i lani në pastrim kimik
Mos i thani në centrifugë
Thajini copat tekstile komplet para se t’i përdorni ose t’i lini.
70

Brauchen Sie Hilfe? Stellen Sie Ihre Frage.

Forenregeln

Missbrauch melden von Frage und/oder Antwort

Libble nimmt den Missbrauch seiner Dienste sehr ernst. Wir setzen uns dafür ein, derartige Missbrauchsfälle gemäß den Gesetzen Ihres Heimatlandes zu behandeln. Wenn Sie eine Meldung übermitteln, überprüfen wir Ihre Informationen und ergreifen entsprechende Maßnahmen. Wir melden uns nur dann wieder bei Ihnen, wenn wir weitere Einzelheiten wissen müssen oder weitere Informationen für Sie haben.

Art des Missbrauchs:

Zum Beispiel antisemitische Inhalte, rassistische Inhalte oder Material, das zu einer Gewalttat führen könnte.

Beispielsweise eine Kreditkartennummer, persönliche Identifikationsnummer oder unveröffentlichte Privatadresse. Beachten Sie, dass E-Mail-Adressen und der vollständige Name nicht als private Informationen angesehen werden.

Forenregeln

Um zu sinnvolle Fragen zu kommen halten Sie sich bitte an folgende Spielregeln:

Neu registrieren

Registrieren auf E - Mails für Inglesina My Time wenn:


Sie erhalten eine E-Mail, um sich für eine oder beide Optionen anzumelden.


Das Handbuch wird per E-Mail gesendet. Überprüfen Sie ihre E-Mail.

Wenn Sie innerhalb von 15 Minuten keine E-Mail mit dem Handbuch erhalten haben, kann es sein, dass Sie eine falsche E-Mail-Adresse eingegeben haben oder dass Ihr ISP eine maximale Größe eingestellt hat, um E-Mails zu erhalten, die kleiner als die Größe des Handbuchs sind.

Ihre Frage wurde zu diesem Forum hinzugefügt

Möchten Sie eine E-Mail erhalten, wenn neue Antworten und Fragen veröffentlicht werden? Geben Sie bitte Ihre Email-Adresse ein.



Info