UDHËZIME SIGURIE SQ
Direktivat e mëposhtme të sigurisë janë bërë për të
parandaluar rreziqet e paparashikueshme nga përdorimi i
pasigurt ose i gabuar i produktit.
Direktivat janë ndarë në 'PARALAJMËRIM' dhe 'KUJDES'
siç tregohet më poshtë.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
PARALAJMËRIM
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose
dëmtimeve të personave kur përdorni produktin tuaj, duhet
të ndiqen masat bazë të sigurisë, përfshirë të mëposhtmet.
Fëmijët në shtëpi
•Pajisja nuk është bërë për t'u përdorur nga persona (përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me
mungesë përvoje dhe njohurie, përveç nëse mbikëqyren ose
udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
•Nëse pajisja ka bravë (e disponueshme vetëm në disa modele),
mbajeni çelësin larg fëmijëve.
Ky simbol është për të treguar rastet dhe punimet që
mund të shkaktojnë rrezik. Lexoni pjesën me këtë
simbol me kujdes dhe ndiqni udhëzimet për të
shmangur rreziqet.
PARALAJMËRIM
Kjo tregon se mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë
dëmtime serioze ose vdekje.
KUJDES
Kjo tregon që mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë
lëndime të vogla ose dëmtime në produkt.
3