701638
103
Zoom out
Zoom in
Vorherige Seite
1/116
Nächste Seite
103
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
GJATË SHARRIMIT/PRERJES
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e
kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me
një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe
të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
Mbajini duart larg nga zona e prerjes; mos u zgjasni
kurrë poshtë materialit për asnjë arsye gjatë prerjes
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
Mos përdorni një thika sharre që është e krisur, e
deformuar ose jo e mprehtë
GJATË SMERILIMIT
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
Përdoreni pajisjen vetëm për smerilimin e thatë
(depërtimi i ujit në pajisje rrit rrezikun e goditjes elektrike)
Mos e prekni fletën e smerilimit gjatë lëvizjes
Mos vazhdoni të përdorni fletat e smerilimit të
konsumuara, të çara ose shumë të bllokuara
Kur smeriloni metale, krijohen shkëndija; mos përdorni
fshesë me korrent dhe mbajini personat e tjera dhe
materialet e djegshme larg nga zona e punës
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Kjo pajisje pranon pjesën më të madhe të aksesorëve të
disponueshëm për pajisje shumëfunksionale, duke
përfshirë aksesorët ekzistues OIS dhe Starlock
4 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Ndërrimi i aksesorëve 7
! hiqeni spinën
- hiqni/montoni aksesorin e duhur si në ilustrim
- sigurohuni që vrimat e aksesorit aktivizohen në skedat
e kokës së pajisjes (çdo pozicion i mundshëm i
kapjes)
- montoni aksesorin me qendrën e shtypur me drejtim
poshtë
- merrni çelësin heksagonal A nga vendi i mbajtjes B 2
- lironi/shtrëngoni vidën C me çelësin heksagonal A
- kontrolloni aksesorin që të jetë i mbështetur mirë
(aksesorët e shtrënguar gabim ose jo në mënyrë të
sigurt mund të lirohen gjatë punës dhe të jenë një
rrezik)
Montimi i fletës së smerilimit 8
- shkundni pluhurat nga materiali VELCRO në panelin e
smerilimit D para se të montoni fletën e smerilimit
- montoni fletën e smerilimit VELCRO E si në ilustrim
! thithja e pluhurave kërkon që të përdoren fletë
smerilimi me vrimë
! vrima në fletën e smerilimit duhet të përputhet me
vrimën në këmbën e smerilimit
! ndërrojini fletët e smerilimit të konsumuara në
kohën e duhur
! përdoreni pajisjen gjithmonë me të gjithë
sipërfaqen VELCRO të mbuluar me letër smerilimi
Montimi i dorezës ndihmëse F 9 (1480)
! hiqeni spinën
- vidhosni dorezën ndihmëse F në të djathtë ose në të
majtë të veglës (në varësi të punës që do të kryhet)
Thithja e pluhurave0
! hiqeni spinën
- përdorni pajisjen e nxjerrjes së pluhurave G vetëm kur
punoni me fletë smerilimi D
- montoni pajisjen e nxjerrjes së pluhurave G si në
ilustrim
- lidhni fshesën me korrent
! mos përdorni pajisjen e nxjerrjes së pluhurave/
fshesën me korrent kur smeriloni metale
- pastroni rregullisht pajisjen e nxjerrjes së pluhurave G
për një rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave
Ndezje/Fikje
- ndizni/fikni pajisjen duke shtyrë çelësin H 2
pozicionin “I”/”O”
! para se aksesori të prekë materialin e punës,
vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
Rregullimi i shpejtësisë së punës !
- me anë të çelësit J, frekuenca e duhur e oshilacioneve
mund të rregullohet nga e ulët (1) deri në e lartë (6)
(edhe kur pajisja është në funksionim)
- shpejtësia optimale e punës varet nga materiali dhe
mund të përcaktohet me prova praktike
Mbajtja dhe drejtimi i veglës
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri @
- mbajini të çarat e ajrimit K të pambuluara
- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje (trysnia e tepërt
do të shkaktojë nxehtësi të madhe dhe mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e përdorimit të aksesorit)
Aksesor për rregullimin thellësi (DEPTH STOP) (jo
standarde e përfshirë) #
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Për rezultate optimale në materiale të ndryshme,
përdorni tabelën $ si referencë për të përcaktuar
aksesorin e duhur (aksesorët jo standardë të
përfshirë)
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
103

Brauchen Sie Hilfe? Stellen Sie Ihre Frage.

Forenregeln

Missbrauch melden von Frage und/oder Antwort

Libble nimmt den Missbrauch seiner Dienste sehr ernst. Wir setzen uns dafür ein, derartige Missbrauchsfälle gemäß den Gesetzen Ihres Heimatlandes zu behandeln. Wenn Sie eine Meldung übermitteln, überprüfen wir Ihre Informationen und ergreifen entsprechende Maßnahmen. Wir melden uns nur dann wieder bei Ihnen, wenn wir weitere Einzelheiten wissen müssen oder weitere Informationen für Sie haben.

Art des Missbrauchs:

Zum Beispiel antisemitische Inhalte, rassistische Inhalte oder Material, das zu einer Gewalttat führen könnte.

Beispielsweise eine Kreditkartennummer, persönliche Identifikationsnummer oder unveröffentlichte Privatadresse. Beachten Sie, dass E-Mail-Adressen und der vollständige Name nicht als private Informationen angesehen werden.

Forenregeln

Um zu sinnvolle Fragen zu kommen halten Sie sich bitte an folgende Spielregeln:

Neu registrieren

Registrieren auf E - Mails für Skil 1480 Multitool wenn:


Sie erhalten eine E-Mail, um sich für eine oder beide Optionen anzumelden.


Das Handbuch wird per E-Mail gesendet. Überprüfen Sie ihre E-Mail.

Wenn Sie innerhalb von 15 Minuten keine E-Mail mit dem Handbuch erhalten haben, kann es sein, dass Sie eine falsche E-Mail-Adresse eingegeben haben oder dass Ihr ISP eine maximale Größe eingestellt hat, um E-Mails zu erhalten, die kleiner als die Größe des Handbuchs sind.

Ihre Frage wurde zu diesem Forum hinzugefügt

Möchten Sie eine E-Mail erhalten, wenn neue Antworten und Fragen veröffentlicht werden? Geben Sie bitte Ihre Email-Adresse ein.



Info