Në qoftë se nuk e përdorni pajisjen tuaj për
disa ditë, nuk rekomandohet ta fikni. Në qoftë
se nuk e përdorni për një periudhë më të
gjatë, ju lutem veproni si vijon:
- hiqeni pajisjen nga priza;
- mbylleni ngrirësin;
- shkrijeni dhe pastrojeni;
- mbajeni derën të hapur për të evituar
formimin e erërave të pakëndshme.
Nëse kablli i energjisë është dëmtuar, ai
duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i
shërbimit ose persona të ngjashëm të
kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Në qoftë se pajisja juaj ka një bravë,
mbajeni të mbyllur dhe ruajeni çelësin në një
vend të sigurtë të paarritshëm për fëmijë. Në
qoftë se po hidhni një pajisje me bravë, bëjeni
të papërdorshme. Kjo është shumë e
rëndësishme për të evituar zënien e fëmijëve
brenda, gjë që mund të shkaktojë humbjen e
jetës së tyre.
Përgatitja
Kjo pajisje është bërë për të punuar në
temperatura ambienti midis -150C dhe +430C.
Nëse temperatura e ambientit është mbi
+430C, temperatura brenda pajisjes mund të
rritet.
Montojeni pajisjen larg çdo burimi nxehtësie
dhe zjarri. Nëse e vendosni në një dhomë të
ngrohtë, ndikimi i drejtpërdrejtë i rrezeve të
diellit ose afërsia e një burimi nxehtësie
(ngrohëse, soba, furra) do të rrisë harxhimin e
energjisë dhe të shkurtojë jetën e produktit.
Ju lutem respektoni distancat vijuese
minimale:
100 cm nga soba që funksionojnë me
qymyr ose naftë;
150 cm nga soba elektrike dhe me gaz.
Siguroni qarkullimin e lirë të ajrit përreth
pajisjes duke respektuar distancat në pikën 2.
Montoni ndarësit e furnizuara mbi
kondensatorin (mbi anën e pasme)
(artikulli 3).
Vendoseni pajisjen në një vend plotësisht të
sheshtë, të thatë dhe të ajrosur mirë.
Montoni aksesorët e furnizuar.
Lidhja elektrike
Pajisja juaj është bërë të punojë në tension
me një fazë 230V/50 Hz. Para se ta fusni
pajisjen në prizë, ju lutem vini re që
parametrat e rrjetit elektrik në shtëpinë tuaj
(tensioni, tipi i korrentit, frekuenca) të
përputhen me parametrat e funksionimit të
pajisjes.
Informacionet për tensionin e furnizimit dhe
energjinë e thithur jepen në etiketën e
shënimit, që gjendet mbi anën e pasme të
ngrirësit.
Instalimi elektrik duhet të përputhet me
kërkesat e ligjit.
Tokëzimi i pajisjes është i detyrueshëm.
Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi për
dëme ndaj personave, kafshëve ose
sendeve që mund të shkaktohen nga
mosrespektimi i kushteve të përcaktuara.
Aparati është i pajisur me një kabllo
elektrike dhe një fishë (tipi european, i
shënuar 10/16 A) me kontakt të dyfishtë
tokëzimi për siguri. Në qoftë se priza nuk
është tipi i njëjtë si fisha, ju lutem kërkoni nga
një elektricist i specializuar ta ndërrojë.
Mos përdorni pjesë zgjatjeje ose adaptatorë
të shumëfishtë.