E RËNDËSISHME!
- Për të ngrirë ushqime të freskëta, ju lutem
përdorni koshat e dhënë të pajisjes.
- Mos vendosni një sasi tepër të madhe
ushqimesh përnjëherë në ngrirës. Cilësia e
ushqimit mbahet më mirë kur ngrihet sa më
shpejt thellësisht. Prandaj rekomandohet të
mos tejkalohet kapaciteti i ngrirjes së pajisjes
në " Të dhënat e produktit”.
- Ushqimet e freskëta nuk duhet të hyjnë në
kontakt me ushqimet tashmë të ngrira.
- Ushqimet e ngrira, të cilat i keni blerë, mund
të vendosen në ngrirës pa nevojë për ta
rregulluar termostatin.
- Në qoftë se data e ngrirjes nuk përmendet
në ambalazh, ju lutem merrni parasysh një
periudhë prej më së shumti 3 muajsh si
orientim të përgjithshëm.
- Ushqimet, edhe nëse akulli është vetëm
pjesërisht i shkrirë, nuk duhet të ngrihen
përsëri, duhet të konsumohen menjëherë ose
të gatuhen dhe pastaj të ringrihen.
- Pije shkumëzuese nuk duhet të mbahen në
ngrirës.
- Në rastin e një ndërprerjeje korrenti, mos
hapni derën e pajisjes. Ushqimet e ngrira nuk
do të prishen në qoftë se ndërprerja zgjat më
pak se 30 orë.
Ngrirja me Superfrost
• Vendoseni çelësin në pozicionin Superfrost.
Ndizet llamba e Superfast.
• Prisni 24 orë.
• Futini ushqimet e freskëta në ngrirje. Për të
arritur ngrirjen e shpejtë, ushqimi duhet të jetë
në kontakt me muret e brendshme kur
vendoset në ngrirje.
• Superfrost e fik automatikisht procedurën e
ngrirjes të shpejtë pas 50 orësh.
E rëndësishme:
Kur e vendosni çelësin në pozicionin
Superfrost, kompresori mund të mos
ndizet për disa minuta. Kjo është për
shkak të çelësit rritje-vonesë të integruar i
cili është bërë për të rritur jetëgjatësinë e
njësisë së ftohjes.
Nuk duhet ta ndizni funksionin Superfrost:
- kur futni ushqime të ngrira në ngrirje;
- kur ngrini deri në rreth 2 kg ushqime të
freskëta çdo ditë.
Shkrirja e pajisjes
Ju rekomandoni të shkrini akullin e
ngrirësit së paku dy herë në vit ose kur
shkresa e akullit të jetë tepër e trashë.
Grumbullimi i akullit është një dukuri
normale.
Sasia dhe shpejtësia e grumbullimit të
akullit varet nga kushtet e ambientit dhe nga
shpeshtësia e hapjes së derës.
Ju rekomandojmë ta shkrini akullin e
pajisjes kur sasia e ushqimeve të ngrira është
sa më e vogël.
Para shkrirjes së akullit, rregulloni çelësin
e termostatit në një pozitë më të lartë, kështu
që ushqimet të ruhen në një temperaturë më
të ftohtë.
- Hiqeni pajisjen nga priza.
- Nxirrini ushqimet e ngrira, mbështillini në
disa fletë letre dhe vendosini në frigorifer ose
një vend të ftohtë.
Për një shkrirje të shpejtë, ju lutem lëreni
derën të hapur.
Mos përdorni sende të mprehta metalike
për ta hequr akullin.
Mos përdorni tharëse flokësh ose pajisje të
tjera elektrike ngrohëse për shkrirje.
Pastrimi i brendshëm
Para se ta filloni pastrimin, hiqeni pajisjen nga
rrjeti.
Rekomandohet ta pastroni pajisjen kur t'ia
shkrini akullin.
Lani brendinë me ujë të vakët, të cilit i
shtoni pak detergjent neutral. Mos përdorni
sapun, detergjent, benzinë ose aceton, që
mund të lëshojë një erë të fortë.
Fshijeni me një sfungjer të lagësht dhe
thajeni me një leckë të butë.
Gjatë kësaj, mos përdorni ujë të tepërt për të
parandaluar hyrjen e tij në izolimin termik të
pajisjes, gjë që do të shkaktonte erëra të
pakëndshme.
Mos harroni të pastroni edhe shtuposjen e
derës, sidomos brinjët e gjyrykta, me anë të
një lecke të pastër.